Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

Policia greke ka zbardhur një atentat me armë zjarri të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, duke arrestuar tre shtetas shqiptarë të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes së 32-vjeçarit Danjel Dushku. Operacioni është zhvilluar në orët e mëngjesit të së mërkurës nga oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke. Në pranga kanë rënë Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç. Ndërkohë, Danjel Dushku është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit 2025, kur tre të dyshuarit iu afruan Dushkut në një zonë të Selanikut dhe dyshohet se hapën zjarr në drejtim të tij. Policia greke...