Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes, 6 nëntor, në zonën e Kolonos në Athinë, ku një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri brenda automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plumb në pjesën e barkut, por fatmirësisht është në jetë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja është raportuar rreth orës 20:35, në rrugën “Lenorman”, në numrin 197, në zonën e Kolonos. Ka qenë një banor i zonës ai që ka telefonuar shërbimet e emergjencës, duke njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë gjetur 36-vjeçarin e plagosur brenda makinës së tij. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur...
Burimi:
gijotina.com