Atentat apo vetëv*asje? Policia ndryshon pistën: Në makinën e Ismet Habilit u gjet armë dhe gëzhojë

Atentat apo vetëv*asje? Policia ndryshon pistën: Në makinën e Ismet Habilit u gjet armë dhe gëzhojë

pamje nga vendngjarja TIRANË-Policia ka ndryshuar pistën e hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur mbëmjen e 20 tetorit në Tiranë, ku në zonën e Komunës së Parisit, u gjet i pajetë 46-vjeçari, Ismet Habili. Në një njoftim të dytë, Policia raporton se Ismet Habili dyshohet të jetë vetëvrarë brenda automjetit të tij, dhe jo të jetë ekzekutuar siç u dyshua më parë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Volvo”, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë. Paraprakisht blutë u njoftuan për një aksident në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, ku 46-vjeçari u gjet i pajetë i qëlluar me armë zjarri. Dyshimet e para ishin se Habili teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Volvo’ e zezë, mund...