Atalanta befasohet në shtëpi nga Cagliari, që është surpriza e këtij fillim sezoni (video)
12 Shtator 2026 22:38 Telesport Atalanta e drejtuar nga Maurizio Sarri ka pësuar humbjen e dytë rresht në Serie A, dhe të mendosh që është vetëm java e katërt. Bergamaskët janë mundur sot në shtëpi 1-2 nga Cagliari, që mund të konsiderohet deri tani surpriza e këtij fillim sezoni në Serie A, me 3 fitore dhe një humbje në katër javët e para. Miqtë kaluan të parët në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Paul Mendy që gjeti rrjetën në minutën e 19-të, pas asistit të Michel Adopo. Barazimi i bergamaskëve erdhi në minutën e 41-të, me Gianluca Scamacca, i cili shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 60-të, Sead Kolasinac...
Burimi:
telesport.al