“Asnjëherë nuk harrohet”/ Vajza në foton e vitit 1999, sot këngëtarja e njohur
Fjolla Morina ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa krahas qëndrimit të saj për vendimin, këngëtarja ka ndarë edhe një fotografi personale nga viti 1999. Në reagimin e publikuar në Instagram, Morina kërkoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në fazën e apelit, duke shprehur hapur kundërshtimin e saj ndaj dënimeve. Këngëtarja shkoi më tej duke kërkuar edhe reagim nga Kuvendi i Kosovës. Ajo deklaroi se personave që kanë dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së duhet t’u hiqet shtetësia e Kosovës, ndërsa iu referua Kroacisë si shembull. Ky është një qëndrim i shprehur nga vetë Morina dhe jo një masë e njoftuar nga institucionet e Kosovës. Por krahas reagimit për procesin në Hagë, vëmendjen e mori një tjetër InstaStory. Fjolla publikoi...
Burimi:
ntv.al