Asnjë regjim nuk mund ta pengojë dashurinë
Nga Gili Hoxhaj “Do ta përqafojmë të panjohurën.” Kështu na e bëri me dije shkrimtarja që moderoi ngjarjen, Ilire Zajmi, pak para promovimit të librit “Dashuri në kohën e komunizmit” të shkrimtares Besa Myftiu. Aty nisi përqafimi i librit të saj në dashuritë, tabutë dhe të vërtetat e dashurive që s’ka regjim që i mposhtë. Publiku përqafoi historitë e personazheve të saj, si të ishin të tyret. Tek aty u shfaqën edhe pyetje e komente që shpërfaqnin kuriozitetin e publikut për librin. “Dashuria është gjithmonë rezistencë. Dashuria është mënyrë për t’i rezistuar shtypjes. Vetëm ai që do gjen formën të mos bindet. Dashuria është forcë”, kështu u shpreh mes të tjerash shkrimtarja. Besa Myftiu është një shkrimtare, poete dhe eseiste shqiptare, e njohur për shkrimet e...
Burimi:
kultplus.com