Asnjë ftesë nga Franca për Kalulu: Zidane zgjedh një zëvendësues surprizë
Lajm i keq për Juventusin pas barazimit 2-2 ndaj Fiorentina-s: Pierre Kalulu ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë. Kjo është konfirmuar nga ekzaminimet mjekësore të kryera këtë mëngjes, në bashkëpunim mes stafit mjekësor të kombëtares franceze dhe atij të Juventus-it. Siç raporton Tuttomercatoweb.com, mbrojtësi do të jetë jashtë fushave dhe nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane. Kalulu do të qëndrojë në Torino për të nisur rikuperimin, me synimin për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndeshja e radhës për Juventus-in do të jetë më 22 nëntor kundër Venezias. Kalulu humbet ndeshjet ndaj Italisë dhe Turqisë: Dëmtimi do ta pengojë Kalulu-në të marrë pjesë në dy takimet e ardhshme të...
Burimi:
telesport.al