Askush nuk ka dëshirë të flasë për Vllazninë, çfarë po ndodh në Shkodër para Teutës – Balkanweb.com – News24
Atmosfera në kampin e Vllaznisë është larg entuziazmit që zakonisht shoqëron nisjen e një sezoni të ri. Rezultatet e para kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme rreth skuadrës, ndërsa kuqeblutë po përjetojnë një moment ku presioni sa vjen e rritet. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini duket se po përballet edhe me një ngërç psikologjik. Mungesa e fitores në javët e para, e shoqëruar me paraqitje që nuk kanë bindur plotësisht, ka bërë që skuadra të mos gjejë ende ritmin dhe qetësinë e nevojshme për të nisur një ecuri pozitive. Në këto kushte, Vllaznia është e detyruar të reagojë sa më shpejt. Çdo ndeshje e radhës merr një peshë të veçantë, pasi një tjetër rezultat negativ do të shtonte edhe më shumë pikëpyetjet mbi skuadrën...
Burimi:
gijotina.com