“Askush nuk do t’i heqë logon Selenicës”, Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

“Askush nuk do t’i heqë logon Selenicës”, Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë, më 12 shtator, në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku zhvilloi një takim të zgjeruar me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët e zonës, me fokus Reformën Territoriale dhe konkretisht shkrirjen e bashkisë Selenicë për bashkimin e saj me Vlorën. Rama e paraqiti këtë proces si një domosdoshmëri për fuqizimin ekonomik e social të komuniteteve, për racionalizimin e burimeve njerëzore në nivel vendor dhe për përgatitjen e vendit në përthithjen e fondeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal posaçërisht tek Selenica, duke garantuar se qyteti nuk do të humbasë identitetin dhe shërbimet ekzistuese: “Askush nuk do të marrë me vete godinën, askush nuk do të marrë me vete shërbimet, askush...