“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar publikisht lidhur me incidentet e shënuara gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit, duke publikuar edhe pamje nga momenti i përplasjeve. Në materialet vizive të shpërndara prej saj, sipas zyrtares së lartë të ekzekutivit, shfaqen protestues të maskuar duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, Koçiu dënoi aktet e dhunës dhe shprehu mbështetjen për forcat e policisë, duke e cilësuar sjelljen e një pjese të protestuesve si me tendencë destabilizuese. Duke analizuar pamjet e publikuara, Koçiu u shpreh me kritika të ashpra ndaj formave të përdorura gjatë tubimit. Ajo shkroi: “Me maska në fytyrë, pas kazanëve në flakë dhe me gurë nëpër duar kundër Policisë së Shtetit. Ky është ‘projekti’...
Burimi:
javanews.al