Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili shmangu pyetjen përse nuk u hodh në votim propozimi i Edi Ramës për përjashtim të Elisa Spiropalit. Klosi tha në fund të deklaratës së tij se Elisa Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste. “Gjithsecili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat bashkiakë dhe të jetë pjesë e platformës duhet të fillojë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane ose rurale punët për Shqipërinë. Ajo çfarë drejtuesit e zgjedhur kanë bërë në çdo vend dhe ajo që ne do t’u ofrojmë në garën e radhës, me drejtues të rinj të mbështetur nga PS. Sa i...