“As Netflix-i nuk do ta imagjinonte”/ Artan Hoxha për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit. Duke folur për zhvillimet e fundit, Hoxha e ka cilësuar situatën si një goditje të rëndë ndaj institucionit të inteligjencës shqiptare. Sipas tij, niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat shtetërore ka tejkaluar atë që ai kishte menduar të mundur gjatë karrierës së tij si gazetar. “Ka ndodhur kaq shumë gjëra kohët e fundit, sa është normalizuar edhe skandali më i madh”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se sot, sipas tij, edhe zhvillimet që dikur do të dukeshin të pabesueshme po shoqërohen me prova dhe dokumente. Hoxha bëri një krahasim me historinë e strukturave shqiptare të inteligjencës, nga SHIK-u te SHISH-i. Ai tha se këto institucione...
Burimi:
ntv.al