Artistët krijojnë mozaikun gjigant në nder të papa Leones XIV

Artistët krijojnë mozaikun gjigant në nder të papa Leones XIV

Një mozaik gjigant me portretin e papës Leone XIV është zbuluar në qytetin e Chiclayo-s, në veri të Perusë, në shenjë nderimi për lidhjen e veçantë të Atit të Shenjtë me këtë vend, ku ka shërbyer për shumë vite, si misionar dhe drejtues i Kishës Katolike, sipas “Reuters” Vepra artistike është vendosur në kopshtet e Universitetit “Señor de Sipán” dhe ka një diametër prej 12 metrash. Ajo është realizuar nga artisti amerikan, Stan Herd, i njohur për krijimet e tij monumentale në hapësira të mëdha. Mozaiku përbëhet nga rreth 9,000 pjesë qeramike dhe majolike, të përmasave, formave dhe ngjyrave të ndryshme, të cilat së bashku formojnë portretin e papës. Realizimi i veprës zgjati rreth 11 ditë dhe përfshiu edhe pjesëmarrjen e studentëve të universitetit. Ajo...