Arteta: Nuk duhet të kalojmë në vetkënaqësi, vjet ndaj Sunderland lamë pikë në fund
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, kërkon që skuadra e tij të mos ‘flejë mbi dafina’ pas një nisje të shkëlqyer të sezonit, ku ende nuk ka pësuar asnjë humbje. Londinezët fituan ndaj Napoli jashtë fushe këtë mesjavë në Champions League. Ndërkohë që në fundjavë do të luajnë ndaj Sunderland në Premier League. “Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës. E kemi përjetuar sezonin e kaluar se sa e vështirë do të jetë ndeshja e radhës. Do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme”. “E kemi përgatitur ndeshjen dhe sot do t’i japim dorën e fundit përgatitjeve. E dimë rëndësinë e saj dhe duam të garojmë siç bëjmë gjithmonë: të jemi më të mirë se kundërshtari dhe ta fitojmë ndeshjen”, shtoi Arteta. “Vitin e kaluar humbëm pikë...
Burimi:
telesport.al