Arteta: Ende mendoj për finalen e humbur të Champions, ndeshje si kjo ndaj Bayern janë ajka e futbollit

Arteta: Ende mendoj për finalen e humbur të Champions, ndeshje si kjo ndaj Bayern janë ajka e futbollit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është gati për përballjen e Champions League që “topçinjtë” do të zhvillojnë sot ndaj Bayern Munich. Një ndeshje e bukur mes kampionëve të Gjermanisë dhe atyre të Anglisë. “E presim me padurim këtë ndeshje. Kjo është lloji i skenës, kundërshtarit, trajnerit, klubit dhe stadiumit ku çdo kush dëshiron të jetë i përfshirë. E kemi përgatitur ndeshjen me shumë entuziazëm“, tha spanjolli. Arteta sqaron se edhe ka nisur një sezon i ri ende nuk e ka lënë pas krahëve finalen e vjtshme të Champions, ku u mund nga PSG: “Jam përpjekur ta lë pas humbjen në finalen e vjetshme por nuk ia kam dalë!” “Jam përpjekur për shumë javë gjatë verës, e madje edhe sot. Kur e shoh topin dhe dëgjoj...