Arta Avdiu emërohet drejtoreshë e Kanalit Televiziv të RTK-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i përgjithshëm

Arta Avdiu emërohet drejtoreshë e Kanalit Televiziv të RTK-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i përgjithshëm

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka emëruar Arta Avdiun drejtoreshë të Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe dhe Rilind Gërvallën zëvendësdrejtor të përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale. Vendimet janë marrë në mbledhjen e Bordit të RTK-së të mbajtur më 2 tetor 2026, ndërsa janë bërë të ditura përmes një komunikate të Bordit. Sipas komunikatës, emërimet erdhën pas shqyrtimit të rekomandimeve të Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së lidhur me pozitat e anëtarëve të lartë të menaxhmentit të transmetuesit publik. Në të njëjtën mbledhje, Bordi ka emëruar anëtarin e Bordit, Flokart Aliun, anëtar të brendshëm të Komitetit të Auditimit të RTK-së. Po ashtu, është shqyrtuar dokumentacioni lidhur me mjetet themelore jashtë përdorimit dhe është miratuar propozimi për shitjen e tyre, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi....