Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

Numri i nxënësve në arsimin fillor në Shqipëri vijoi rënien edhe gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i nxënësve të regjistruar zbriti nga 146 962 në vitin 2023 në 141 089 në vitin 2024, me 5 873 nxënës më pak ose rreth 4%. Rënia ishte veçanërisht e ndjeshme në arsimin publik, ku numri i nxënësve u tkurr me 6 576, ndërsa në arsimin privat pati një rritje prej 703 nxënësish. Në të njëjtën kohë, arsimi fillor në Bashkimin Europian shënoi një rënie shumë më të lehtë. Në vitin 2024 ishin të regjistruar 23.2 milionë nxënës, vetëm 0.2% më pak se një vit më parë. Ndërkohë, 87.6% e mësuesve të arsimit fillor në Shqipëri janë gra dhe vetëm 12.4% burra, duke dëshmuar dominimin...