ARSENALI PËRGATIT GODITJEN E JANARIT! YLLI I ATLETICO MADRIDIT NË SHËNJESTRËN E ARTETËS
Arsenali nuk ka ndërmend të ndalet në përpjekjet për të ndërtuar një skuadër gjithnjë e më konkurruese. Pas investimeve të mëdha në merkato, klubi londinez raportohet se ka kthyer vëmendjen drejt një prej futbollistëve më interesantë të Atletico Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv spanjoll Álex Baena, i cili, sipas një raportimi ekskluziv të FootballTransfers më 22 tetor, është rikthyer në listën e objektivave të Arsenalit për merkaton e janarit. Interesimi nuk është krejtësisht i ri. Skuadra londineze e kishte ndjekur Baenën edhe në vitin 2024, përpara se futbollisti të transferohej nga Villarreali tek Atletico Madrid. Tani, sipas të njëjtit raportim, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë mundësinë e një përpjekjeje të re për ta afruar në Londër. Baena vlerësohet për aftësinë për të krijuar raste,...
Burimi:
ntv.al