Arsenal-Chelsea, mësohen formacionet zyrtare të derbit londinez. Arteta dhe Alonso përballen për herë të parë në PL
Arsenal-Chelsea, është supersfida kryesore e javës së tretë në Premier League. Të dy ekipet kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para të sezonit, përballja e sotme mes tyre premton spektakël. Mikel Arteta dhe Xabi Alonso do të përballen për herë të parë si kundërshtarë në Premier League. Mes tyre janë përballur vetëm njëherë më parë në një miqësore në gusht të vitit 2024, ku Arsenal fitonte 4-1 ndaj Bayer Leverkusen, që drejtohej nga Alonso në atë kohë. Përsa i përket takimit të sotëm, të dyja klubet do të kenë nga tre mungesa kryesore. Për Arsenal mungojnë William Saliva, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë si dhe Cristhian Mosquera dhe Jurrien Timber, të cilët ende nuk e kanë marrë...
Burimi:
telesport.al