“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

Një moment ndryshe u shënua gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi në stadiumin “Air Albania”, ku përveç emocioneve sportive nuk munguan as mesazhet politike nga tifozët. Në një prej sektorëve të stadiumit u dëgjuan thirrje “Arrestoni Ramën”, ndërsa u shfaq edhe një pankartë me të njëjtin mesazh. Sakaq një pjesë e tyre kishin me vete edhe një banderolë ku shkruhej “Rama jepe dorëheqjen”. Pavarësisht se është vetëm futboll, tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.