‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta e madhe amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta trondit Shqipërinë
LOS ANGELES TIMES Policia në Shqipëri u përlesh me protestuesit dhe i pengoi ata të arrinin në parlament të martën vonë në mbrëmje, në protestën e fundit kundër një projekti luksoz ndërtimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Trump. Protestuesit zhvilluan marshimet pasi parlamenti rifilloi punën pas pushimit veror dhe ndërsa demonstratat shënuan ditën e tyre të 100-të. Ata u përballën me kordonin policor në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, duke qëlluar me vezë dhe domate ndaj efektivëve të pajisur me veshje kundër trazirave. Të quajtura “revolucioni i flamingove”, për shkak të pankartave të protestuesve me zogun rozë që mund të dëmtohet nga projekti, protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë. Ato synojnë të ndalojnë projektin masiv të zhvillimit në bregdet, për të cilin...
Burimi:
syri.net