Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet për dhënien e dopingut peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet për dhënien e dopingut peshëngritësve të ekipit të tij

Odisea Dhima GREQI-Vëllai i atletit të njohur me origjinë shqiptare Pirro Dhima, Odisea Dhima, 58 vjeç, është arrestuar në Athinë. Sipas burimeve policore, bastisjet u zhvilluan në banesën e tij dhe në qendrën sportive që ai drejtonte, ku u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh stimuluese të paligjshme, të destinuara për t’u dhënë sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve. Mediat fqinje raportojnë se sipas autoriteteve Dhima që prej muajit prilli të vitit 2024 ka furnizuar dhe u ka dhënë substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimeve u zbulua edhe një rast konkret i dhënies së një substance të ndaluar, nga lista e WADA-s, një sportisti të mitur gjatë një gare; për këtë rast trajneri dhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe...