Arrestohet sërish në Durrës nipi i Lefter Kokës, e pëson edhe shoqëruesja e tij

Arrestohet sërish në Durrës nipi i Lefter Kokës, e pëson edhe shoqëruesja e tij

arma e sekuestruar DURRËS-Haki Koka nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. Koka u arrestua në flagrancë teksa hynte në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës. Gjatë kontrollit të 30-vjeçarit në çantën marsup të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.  Ndërkohë një procedim penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për një 28-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ndodhej me nipin e ish-ministrit të Mjedisit. Kjo nuk është hera e parë që Haki Koka arrestohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ku në vitin 2025 në kuadër të operacionit “Kalibri” atij iu gjet...