Arrestohet për armëmbajtje 41-vjeçari në Vorë
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vorë, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pistoletë pa leje. Sipas informacioneve paraprake, 41-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e policisë në momentin e ndalimit, pasi këta të fundit ishin vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një jelek antiplumb. Andreica rezulton person me precedentë penalë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai ka kundërshtuar edhe në raste të mëparshme forcat e policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij. Grupi hetimor dyshon se 41-vjeçari mund të jetë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme, ndërsa po hetohet për përfshirjen e mundshme në...
Burimi:
syri.net