Arrestohet në Malësi të Madhe 23- vjeçari, transportonte emigrantë të vendeve të treta drejt Malit të Zi
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com