Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi

Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi

Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për vrasjen e dyfishtë që tronditi Loutrakin në Greqi në tetor të vitit 2020, është arrestuar nga policia greke në zonën e Patisionit, në Athinë. Ai akuzohet për vrasjen me sëpatë të ish-partneres së tij 43-vjeçare, me origjinë ukrainase, e njohur edhe me emrin grek Fotini, dhe të partnerit të saj, farmacistit 42-vjeçar Ioannis Zonitsas. Sipas mediave greke, 44-vjeçari Nikolin Pali, dyshohet se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara dhe konsiderohet një person tepër i rrezikshëm. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale gjatë gjashtë viteve që ka qëndruar në arrati. Burime nga policia greke e cilësojnë atë si një vrasës me pagesë dhe vrasës serial, ndërsa po verifikohen edhe...