Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Behgjet Pacolli dhe Valon LLuka KOSOVË-Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Lajmi për arrestimin e biznesmenit është raportuar nga Klan Kosova. Lidhur me arrestimin e Llukës, Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala ka dalë me një deklaratë, ku njofton se biznesmeni dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme. "Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale...
Burimi:
zeri.ai