Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Ish-ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya, është arrestuar në kuadër të një hetimi për dyshime mbi manipulimin e tregut të aksioneve dhe parregullsi në transaksionet financiare. Vendimi u mor nga një gjykatë në Stamboll, pas marrjes në pyetje të saj nga prokuroria. Kaya akuzohet për shkelje të ligjit të tregjeve të kapitalit dhe për përfshirje në një organizatë kriminale. Hetimi lidhet me transaksionet e aksioneve të kompanisë detare Özata Denizcilik. Sipas dokumenteve të prokurorisë, ish-ministrja dyshohet se ka pasur informacione që mund të ndikonin në çmimin e aksioneve dhe vendimet e investitorëve. Prokuroria pretendon se Kaya bleu aksione të kompanisë në prill 2026 dhe më 16 shtator ia transferoi ato kompanisë Tera Investment, vetëm një ditë përpara se të merrej...