Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë
Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në kudër të operacionit të koduar “Gjurmimi” u vu në pranga në fshatin Bishan shtetasi me iniciale M.T. Për 60-vjeçarin, Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar një urdhër-arresti, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal spanjoll. Sipas autoriteteve spanjolle, M. T. dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Njoftimi: Fier/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”. I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë...
Burimi:
gijotina.com