Arrestohet 40-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet për drogë, mashtrim dhe pl*gosje
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij. Bëhet fjalë për Ornado Çetën, alias Ceta, banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burg. Sipas Policisë së Shtetit, ndaj 40-vjeçarit rëndojnë një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vjedhje të rënda, mashtrim, trafikim të lëndëve narkotike, posedim të pasurisë me origjinë kriminale, plagosje, kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Nga dënimi i vendosur nga drejtësia italiane, Çetës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burg. Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij në kryeqytet, Interpol...
Burimi:
kohajone.com