Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

Në Anversë të Belgjikës janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe shqiptarë, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Autorët janë të moshës 25 deri në 38 vjeç. Gjatë ditës së martë janë kryer në total shtatë kontrolle ndërsa katër prej tyre u zhvilluan në Belgjikë, Grimbergen, Jette dhe Ninove. Hetuesit belgë bashkëpunuan me autoritetet policore spanjolle dhe Europol-in. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 21 pako kokainë, materiale për paketimin e drogës, një makinë për numërimin e parave, një sasi kanabisi të përgatitur për shitje, pajisje për ngritjen e një plantacioni kanabisi, dokumente identiteti të falsifikuara dhe një shumë parash. Pas kësaj hetuesit kanë identifikuar 21 raste për transport droge, 6 prej të cilave janë identifikuar nga autoritetet dhe janë pasuar nga sekuestrime....