Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë
Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Elton Kranja., 49 vjeç, pasi dyshohet se u ka vënë zjarrin disa mbeturinave në zonën e quajtur “Kombinat”. Ndërkohë, ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta, teksa me vete mbante një thikë. I arrestuari tjetër është Shefki Hima, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera. Njoftimi i plotë: Si rezultat i veprimeve intensive...
Burimi:
syri.net