“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi
Një grup qytetarësh janë mbledhur ditën e sotme para SPAK ku kanë zhvilluar një protestë. Të stacionuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me pankarta në duar, ata kanë përcjellë mesazhet e tyre për institucionet ligjvënëse. “Arresto Ballukun”, ishte një nga parullat që protestuesit mbanin në duar. Në një pankartë tjetër shkruhej: “Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi”. Një prej parullave të mbajtura prej tyre shkruan: “Belinda u mbrojt nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”. Protesta zhvillohet në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetime ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, ku ndër dosjet më të bujshme janë AKSHI, SHISH dhe aferat e Belinda Ballukut.
Burimi:
gijotina.com