Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kërcënimit ndaj biznesmenit Zija Shulku, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, të cilit i kërkoi 50 mijë euro. I arrestuari është një 21-vjeçar, Engjell Karoshi, i identifikuar nga policia brenda pak orësh nga ngjarja. Me një kapuç në kokë, 21-vjeçari dyshohet se rreth orës 14:30 të 2 tetorit vendosi në ambientet e karburantit një kuti pice, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, për ta paraqitur si një pajisje shpërthyese të telekomanduar. Mbi kuti kishte lënë edhe një letër kërcënuese, ku i kërkonte biznesmenit 50 mijë euro. Pagesa duhej të bëhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi dhe në adresën e përcaktuar nga autori. Në letër pretendohej se kutia përmbante eksploziv C4...
Burimi:
javanews.al