Arresti për kreun e SHISH/ PDE: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!
I Demokratët Evropianë (PDE / EDP) kanë reaguar në lidhje me dhënien e masës së arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Masat u dhanë me firmë të GJKKO, dhe me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve për aferën AKSHI. Në një reagim, Demokratët Evropianë theksojnë se zhvillimet kundër Hysenit janë jashtëzakonisht serioze dhe se drejtësia duhet t’i shqyrtojë akuzat kundër saj në pavarësi të plotë dhe pa ndërhyrje. “Urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me Vlora Hyseni, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, është një zhvillim jashtëzakonisht serioz. Akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente, në pavarësi të plotë dhe me respekt të plotë për...
Burimi:
sot.com.al