Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital
Një 41-vjeçar shqiptar në Serres të Greqisë është arratisur në mënyrë spektakolare, ndërsa transferohej nga burgu i Nigritës drejt spitalit. Rreth orës 23:30 të së premtes, automjeti i transportit ndodhej në oborrin e spitalit, konkretisht jashtë repartit psikiatrik. Në atë moment, brenda furgonit ndodheshin i burgosuri dhe dy persona, të cilët i përkisnin shërbimit të jashtëm të sigurisë së burgut. Në atë çast u shfaqën bashkëpunëtorët e 41-vjeçarit me automjete që ngjanin me ato të policisë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton se autorët kishin veshur uniforma policie apo se u paraqitën si pjesëtarë të njësisë speciale të policisë greke (OPKE). Megjithatë, një nga automjetet thuhet se ishte një Nissan Navara, i ngjashëm me automjetet që përdoren edhe nga OPKE-ja, dhe kishte gjithashtu një...
Burimi:
kohajone.com