Arqipeshkëvi Peragine thyen heshtjen për protestat: E mira e vendit mbi çdo interes, duhen vendime të vështira

Arqipeshkëvi Peragine thyen heshtjen për protestat: E mira e vendit mbi çdo interes, duhen vendime të vështira

Giovanni Peragine SHKODËR- Arqipeshkëvi Giovanni Peragine ka reaguar për protestat që prej ditësh po zhvillohen në vend duke i cilësuar ato si shprehje të një pakënaqësie të thellë shoqërore që nuk mund të anashkalohet nga institucionet. Peragine dënon dhunën e shfaqur gjatë protestave, por njëkohësisht u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë qytetarët dhe të adresojnë shkaqet që kanë sjellë pakënaqësinë. Ai vë theksin te drejtësia dhe dialogu, ndërsa thekson se për të mirën e vendit autoritetet duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe kur është e nevojshme duhet të merren vendime të vështira. Në reagimin e tij Arqipeshkëvi ndalet edhe te Shkodra duke e cilësuar qytetin si një të mirë të përbashkët dhe duke kërkuar përgjegjësi jo vetëm nga institucionet, por nga të gjithë...