Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Një kontroll policor në një prej rrugëve të Tiranës ka çuar në arrestimin e një 38-vjeçari nga Durrësi, pasi në automjetin me të cilin lëvizte u gjet një armë zjarri dhe municion. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku efektivët ndaluan makinën e drejtuar nga D.K., 38 vjeç. Kontrolli i automjetit zbuloi fillimisht një pistoletë, të cilën i riu e mbante në çantën marsup. Por gjatë kontrollit u gjetën edhe 23 fishekë të tjerë, të fshehur poshtë sediljes së drejtuesit. Policia i mori armën dhe municionin si prova materiale. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. 38-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe tashmë do të përballet me...
Burimi:
gijotina.com