Armë dhe drogë, detaje të reja për grupin e Gentian Çipit

Armë dhe drogë, detaje të reja për grupin e Gentian Çipit

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë greke që çoi në arrestimin e tre shqiptarëve në Selanik, mes tyre edhe Gentian Çipit. Në kuadër të aksionit, autoritetet sekuestruan armë, drogë, para dhe dokumente të dyshuara si false. Çipi 41 vjeç, Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa24 vjeç, të tre nga Korça, u arrestuan më 8 shtator 2025 dhe dyshohen për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafik droge dhe veprime të dhunshme. Hetimet lidhen edhe me një ngjarje të ndodhur në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik. Një 25-vjeçar grek u qëllua me armë jashtë një kantine, duke mbetur i plagosur në gjoks dhe në dorë. Në vendngjarje u gjetën tre gëzhoja....