Armë automatike dhe 29 fishekë në banesë, arrestohet 66-vjeçari
Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit të banesës së tij është gjetur një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë. Në pranga ka rënë Rexhep Mehmeti, 66 vjeç, banues në Fier. Policia ka sekuestruar armën dhe municionin si prova materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti tip “Benz”, autoritetet kanë konstatuar se mjeti, i prodhuar vitet e fundit, rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Njoftimi i Policisë: DVP Fier/ Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër...
Burimi:
ntv.al