Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë. Kërkesa e Haxhiut u bë më 2 nëntor, në ditën kur nisi punën komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e përgjegjësisë institucionale në këtë rast. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se hetimi parlamentar duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë. “Do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar”, deklaroi ajo. Sipas Haxhiut, komisioni parlamentar do të shërbejë si një mekanizëm shtesë për shqyrtimin e rastit dhe përgatitjen e një raporti që do t’i dërgohet prokurorisë kompetente....
Burimi:
javanews.al