Arlinda u v*a nga kunati, befason ministrja e Drejtësisë: Fatkeqësisht nuk iu drejtua qeverisë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e personave përgjegjës për dështimet e mundshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, por nuk e kishte marrë atë. Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve, Gërvalla deklaroi se duhet të ketë shkarkime, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë. Ajo tha se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë për mbrojtje, ndërsa shprehu keqardhje që nuk kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria. “Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen...
Burimi:
kohajone.com