Arlind Qori: Për të panumërtën herë Edi Rama më është drejtuar pa ma përmendur emrin…
Nga Arlind Qori- Për të panumërtën herë Edi Rama më është drejtuar pa ma përmendur emrin. Minimalisht, kjo është mungesë mungesë edukate. Maksimalisht, frikë eskatologjike se po ma përmendi emrin zhgjëndrrat e tij bëhen realitet. Po le të merremi pak me dhunën. Në jetën time unë nuk kam ushtruar ndonjëherë dhunë, as kam predikuar dhunën. Idetë e Lëvizjes BASHKË që përfaqësoj janë të rrënjosura në historinë dhe aktualitetin e socialdemokracisë më të mirë evropiane. Ide të cilat, sikur të mos degjeneronte tërësisht, duhet t’i kishte edhe PS. Gjatë protestës kam dalë edhe fizikisht në mbrojtje të studentëve të mi që rrezikonin t’u thyheshin jo vetëm këmbët, por edhe koka nga dhuna e shfrenuar e policisë. Sikundër më ka plasur shpirti nga indinjata kur dëgjova rrëfimin...
Burimi:
kohajone.com