Arkivat e Shqipërisë dhe të Kosovës çelin ekspozitë kushtuar Luigj Gurakuqit
Në Prishtinë, dje, u çel ekspozita “Luigj Gurakuqi në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, e organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Ekspozita paraqet një mundësi të veçantë për të njohur nga afër jetën dhe kontributin e Luigj Gurakuqit në historinë kombëtare shqiptare. Drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala, tha se, dokumentet arkivore dëshmojnë angazhimin e Luigj Gurakuqit në fushën e arsimit, gjuhës shqipe dhe çështjes kombëtare. I pranishëm në inaugurimin e ekspozitës ishte dhe drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj. “Nesër konferenca do ilustrojë aspekte të jetës së Luigj Gurakuqit nga studiuesit që do të marrin pjesë. Qëllimi i ekspozitës dhe i konferencës nesër nuk...
Burimi:
kultplus.com