Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Një ekip ndërkombëtar arkeologësh pretendon se ka identifikuar me siguri qytetin e lashtë të Betsaidës, vendi biblik që lidhet me disa prej episodeve më të njohura të jetës së Jezusit. Gërmimet në sitin arkeologjik El-Araj, pranë Detit të Galilesë, kanë vijuar që prej vitit 2016. Sipas studiuesve, zbulimet e bëra në këtë zonë përputhen me përshkrimet historike të një vendbanimi hebre peshkatarësh, i cili më vonë u shndërrua në një qendër urbane. Betsaida përmendet në traditën biblike si vendlindja ose vendbanimi i apostujve Pjetër, Andrea dhe Filip. Qyteti ndodhej pranë zonës së Kapernaumit, ku sipas Ungjijve Jezusi kreu disa prej mrekullive të tij më të njohura, përfshirë shërimin e të sëmurëve dhe ushqyerjen e 5 mijë njerëzve me pesë bukë dhe dy peshq. Drejtori akademik...