Arjola Kondakçiu: Përshtypje mes librave dhe nxënësve në Theth

Arjola Kondakçiu: Përshtypje mes librave dhe nxënësve në Theth

Nga Arjola Kondakçiu Nismën vullnetare për “Zgjerimin e bibliotekave nëpër shkolla”, tashmë të 13 në radhë, vendosa që këtë muaj të bukur tetori dedikuar librit dhe letërsisë, ta realizoj në një tjetër skaj të largët të Shqipërisë, e pikërisht te shkolla 9-të vjeçare në Theth, “Shkolla Theth”, nga ku një pjesë e librave do të shkonin edhe për shkollën e bashkuar “Mehmet Shpendi” në Breglum, njësia administrative Shalë-Shkodër.E nxitur nga përvoja e mikes sime Nordana Hasa, e cila që prej 3 vitesh punon si mësuese aty, por për shkak të largësisë nga vendbanimi në Shkodër i duhet të kthehet vetëm për fundjavë pranë familjes dhe pjesën më të madhe të kohës t’ia kushtojë dashurisë për punën atje, u motivova që të jap edhe unë një...