Arbana Osmani rikthehet në Ferma Vip, por produksioni sjell ndryshimin e madh
Arbana Osmani pritet të rikthehet sërish në drejtimin e “Ferma VIP”, duke vijuar angazhimin e saj në format edhe në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, edicioni i ri pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që këtë herë nuk lidhet me moderimin, por me periudhën kur programi do të nisë transmetimin. Tre sezonet e para të “Ferma VIP” kanë nisur gjatë periudhës së pranverës, rreth muajit mars. Për sezonin e ardhshëm, planet pritet të jenë ndryshe, pasi programi mund të rikthehet disa muaj më herët. Sipas informacioneve që qarkullojnë, “Ferma VIP” pritet të nisë rreth muajit nëntor, duke e zhvendosur kështu formatin nga programacioni pranveror në sezonin televiziv vjeshtë-dimër. Arbana Osmani, nga ana tjetër, pritet të mbetet në krye të spektaklit. Kjo do t’i jepte fund...
Burimi:
ntv.al