Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje
Mes tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimit të sanksioneve ekonomike, Irani deklaron se është i gatshëm si për zgjidhje diplomatike, ashtu edhe për t’iu përgjigjur çdo veprimi ushtarak. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se lufta dhe sanksionet nuk do të arrijnë të gjunjëzojnë Iranin. Duke folur për mediat iraniane, ai tha se Teherani shpreson që Uashingtoni të zgjedhë rrugën e arsyes dhe dialogut, por paralajmëroi se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar. “Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin veprime ushtarake, ne jemi gati”, u shpreh Araqchi, duke shtuar se Irani do t’i përgjigjej çdo agresioni me një kundërpërgjigje edhe më të ashpër. Megjithatë, kryediplomati iranian theksoi se vendi i tij vazhdon të preferojë një zgjidhje përmes negociatave. Sipas...
Burimi:
javanews.al