Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite po planifikon një ofensivë kundër militantëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, me opsione që po shqyrtohen duke përfshirë një sulm bregdetar për të siguruar rrugën e transportit detar në Detin e Kuq ose një sulm në fronte të shumta. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë rajonal për Reuters. Operacioni, që pritet të nisë në javët e ardhshme, do të udhëhiqet nga forcat jemenase në terren, të cilat mbikëqyren nga Riadi dhe mbështeten nga sulmet ajrore saudite. Ndërsa SHBA-të tashmë po ofrojnë informacione për të mbështetur operacionet e Riadit në Jemen, dhe disa vende rajonale dhe evropiane po ofrojnë kryesisht ndihmë ushtarake mbrojtëse për mbretërinë, aleatët sauditë nuk pritet të luajnë një rol të drejtpërdrejtë në operacionet luftarake. Arabia Saudite hyri në...