Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global
Arabia Saudite ka mbyllur përkohësisht një nga tubacionet më të rëndësishëm të naftës, pasi ai u godit nga dronë të lëshuar nga Iraku. Sulmi vjen në një moment kur konflikti në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet dhe po shton presionin mbi rrugët globale të furnizimit me naftë. Autoritetet irakiane kanë shkarkuar një komandant ushtarak dhe kanë nisur hetimet, pasi pranuan se sulmi ishte organizuar nga një provincë në kufi me Iranin. Arabia Saudite ka akuzuar më herët milici të mbështetura nga Irani në Irak për sulme ndaj objekteve të saj të naftës. Naftësjellësi është rreth 1 mijë e 200 kilometra i gjatë dhe i mundëson Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës në botë, të shmangë transportin përmes Ngushticës së Hormuzit. Rijadi tha se...
Burimi:
javanews.al